Në lagjet më popullorë të Parisit, prej disa kohësh ofrohet mbështetje psikologjike falas për qytetarët. Është logjike se për shumë njerëz që janë në vështirësi të spektrit psikologjk dhe që kanë vështirësi të mëdha ekonomike, konsulta me një specialist të shëndetit mendor, shihet si një mision i pamundur. Për këtë arsye, me qindra psikologë dhe psikoterapist francez zbresin njëherë në muaj në një nga lagjet më të njohura të Parisit, Goutte d’OR, për të dëgjuar të ulur “tete a tete” shqetësimet dhe problemet personale të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi financiare të paguajnë një konsultë terapie psikologjike.
Të ashtuquajtur “ Dëgjuesit e rrugës”, pa qenë nevoja e prezencës së një divani tipik të takimeve psikologjike, pa u kujdesur per ndriçimin apo për standartizimin e nuancave të ngjyrës së mureve por përkundrazi, në prezencën e vetme të dy karrigeve dhe vetëm të një banderole, takimet me psikologun janë jo vetëm të mundura por dhe një mbështetje e konsiderueshme e njerëzve në vështirësi psikologjike dhe financiare. Themeluesja e kësaj shoqate, psikoterapistja Severine Bourgignon ka ambicien që ofrimi i këtij shërbimi të zgjerohet edhe përtej Parisit dhe të praktikohet edhe në krahina të tjera të Francës. Një iniciativë vullnetare për t’u vlerësuar dhe pse jo që mund të shërbejë si një frymëzim për institucionet e politikave sociale kudo nëpër botë, për t’u implementuar dhe për tju ofruar ndihmë psikologjike njerëzve që kryesisht nuk kanë mundësi ekonomike!