Loredana dhe Karim Adeyemi mund të jenë martuar!
Ky spekulim është ngritur pasi futbollisti i Borussia Dortmund iu referua reperes si "gruaja e tij" pas fitores së madhe kundër Celtic, ku Borussia triumfoi me rezultatin 7-1.
Pas ndeshjes, Karim u shpreh në një status se: "Dje gruaja ime bëri brokoli, ndoshta ndaj ndodhi (fitorja)".
Fjalia e tij ka shkaktuar bujë të madhe dhe ka ngritur pikëpyetje për statusin e marrëdhënies së çiftit, duke u dhënë rrugë spekulimeve se ata mund të kenë kurorëzuar dashurinë.
Nuk është e qartë nëse kjo ishte një shaka apo një mënyrë për të shprehur seriozitetin e marrëdhënies së tyre, por për momentin asgjë nuk përjashtohet, dhe fansat po presin me padurim më shumë detaje për çiftin e famshëm.