Moderatorja e njohur Bora Zemani ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Goca & Gra" në Top Channel, ku ndau disa detaje interesante nga jeta personale dhe profesionale. Në intervistë, Bora foli për projektin e saj të ri televiziv, si dhe për marrëdhënien e veçantë me mamanë e partnerit të saj, Donald Veshaj.
Zemani tregoi se nuk e quan mamanë e Donaldit "vjehërr", pasi ky term i duket negativ. "Më duket sikur po e shaj," shpjegoi ajo. Moderatorja theksoi se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë dhe shpesh kalojnë orë të tëra duke biseduar. Ajo shtoi gjithashtu se fakti që të dyja janë nga Kuçi i Vlorës mund të ketë një ndikim të madh në afërsinë e tyre: "Mbase origjina ndikon në këtë pjesë," tha Bora me humor.
“Unë nuk e quaj mamanë e partnerit "vjehërr" sepse më duket sikur e shaj. Kemi marrëdhënie shumë të mirë bashkë, ulemi dhe flasim për orë të tëra, mbi të gjitha jemi të dyja nga Kuçi i Vlorës. Mbase origjina ndikon në këtë pjesë,” u shpeh ajo.