Rreth 20 mijë studentë ulen sot në auditorët e fakulteteve në nisje të vitit të ri akademik.
Por ky vit ka nisur me bojkot në fakultetin e Ekonomikut. Disa studentë kanë protestuar sot, duke kërkuar largigmin e pedagogut Mirdaim Axhami.
Bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur në korrik të këtij viti, kur Mirdaim Axhami shef departamenti në këtë fakultet është konfliktuar fizikisht me pedagogen Liljana Billa ( Elmazi) ish-deputete e Partisë Demokratike.
Studentët kërkojnë që pedagogu që ka ushtruar dhunë ndaj koleges të mos jetë pjesë e univertsitetit e aq më tepër të zgjidhet dekan i këtij fakulteti.
“Një pjesë e studentëve kanë vendosur bojkotin. Një pedagog drejton departamentin dhe jep mësim kur në korrik u bë pjesë e dhunës. Dënojmë ashpër dhunën!”, shprehet një prej studentëve.