Einxhel Shkira ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

-Ti je super e zgjuar, e artikuluar, televizive, me çfarë nuk bën kompromis që nuk je në çdo sezon prezente? Se po shoh shumë figura që promovohen pa lidhje dhe mendoj pse jo ti?

Kam dëgjuar dhe që s’po më marrin. Po ja dikush me mend në kokë e kupton që diçka më pengon të jem prezente dhe lista e ‘diçkave’ është shumë e gjatë. Por le të themi kryesoren, koha me familjen time më është dukur më e çmuar. Të tjerat i them një herë tjetër.

-Shumë vajza të ekranit nuk marrin pauza kaq të gjata qoftë edhe pas lindjes, sakrificë më e madhe, ndërkohë ti dëshiron oferta (prime time) pa dhënë asgjë në kaq kohë dhe pa luftuar si to?

Varet nga prioritetet në jetë apo mundësitë. Ndoshta sakrificë më e madhe është t’i thuash jo ca ëndrrave profesionale, karrierës dhe ndonjë page të mirë për të qëndruar në shtëpi me fëmijën tënd! Varet nga këndvështrimi i çfarë quan ti sakrificë dhe cilën ia vlen të sakrifikosh më shumë. Sa për pretendimet, s’di që pauza të të heqë ndonjë aftësi artikuluese apo moderuese, as di të ketë ndonjë fashë orari të caktuar për ne që bëjmë pauza të gjata. Por ke të drejtë, i kam një çikë të larta dhe ‘e keqja’ është që më japin të drejtë edhe ofertat.

-A të duket e drejtë të postosh vetëm për publicitet duke qenë se njerëzit të ndjekin ty se të duan ty dhe okej që të marrë disa sugjerime nga ty, por kohët e fundit ti je aktive vetëm për të reklamuar diçka dhe kaq.

Po e prisja këtë mesazh dhe më vjen mirë sepse kuptoj që ndihet mungesa e Einxhel! Mungesa e fjalës dhe opinioneve të mia… ka qenë e qëllimshme dhe aspak rastësore, sepse doja të shihja a do të më donit edhe mua pa kushte siç doni një pjesë të mirë të personazheve që kurrë nuk thonë asgjë dhe kurrë nuk kanë një opinion, por thjesht bëjnë lekë me vëmendjen tuaj në heshtjen e tyre, duke ecur të sigurt pa i sharë apo urryer dikush… Ka qenë e vështirë të mos flas për çdo gjë që mendoj, por dhe aq keq s’qenka jo.

-Ekrani ka nevojë për ty! Je elokuente, inteligjente, je e lindur për ekran o gocë! Kur do të të shohim në ekran?

Shumë faleminderit për vlerësimin tuaj! Për ty dhe për të gjithë ato që e kanë bërë këtë pyetje, nesër mund ta kem një përgjigje më konkrete.

-Kam dëgjuar kunatën tënde në kafe duke folur për ty… jam habitur, edhe motra nuk flet aq mirë për motrën!

Aurora Gumnishta, ec e fol keq po deshe! Duke e njohur se çfarë njeriu i drejtë është kunata ime, e di që fjalët e këqija s’do t’i thoshte kurrë te dikush tjetër por do të shprehej tek unë nëse diçka s’do të ishte okej. E kam thënë gjithmonë që ne të dyja dhe motra të ishim s’do të ngjanim kaq shumë. P.s, më dhimbset Dagz kur bëhemi të dyja bashkë.

-Jeni shumë të mirë me Dagz. Cili është çelësi i suksesit të dashurisë suaj duke ditur sesi funksionon estrada, sa gjëra false ka?

Mendoj se të gjithë, pavarësisht statusit të tyre, kanë problemet që çdo çift ka në jetën e përditshme. E nëse do të ishim ndryshe atëherë do të mendoja që diçka s’është okej me ne. Sigurisht është më e vështirë të debatosh lirshëm kur je nën vëzhgim dhe për detaje nga mijëra sy e veshë, por gjithsesi mendoj që çift showbiz-i ose jo, ajo që mban një marrëdhënie është dashuria e madhe dhe respekti që kanë ndaj njëri-tjetrit! Por le të themi që dhe dashuria për ushqimin është një çelës i fortë.


-E ke problem që Dagz është disa vite më i vogël se ti?

Me thënë të drejtën e harrojmë këtë fakt. Vetëm kur nënshkruajmë ndonjë dokument kujtohemi.

-A e ke menduar para se të bëhesh nënë që do të lësh karrierën dhe do të merresh vetëm me fëmijë?

Po, gjithmonë kam menduar se kur të ndihesha dhe gati të vija familjen para çdo gjëje tjetër! E unë në fakt nga karriera kisha hequr dorë me kohë por s’e mendova kurrë që do të trokisnin të dyja njëkohësisht. Megjithatë mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe do e ribëja të njëjtën gjë.