Ish-banorja e Big Brother Albania VIP 3, Franceska Murati, ka befasuar ndjekësit e saj me një postim të veçantë në Instagram, ku ka ndarë një fotografi me bashkëshortin e saj.
Ajo ka shprehur dashurinë e saj për të me një mesazh të thjeshtë dhe me nota humori: "Ky vdes për mua që ta dini edhe pse në foto nuk e jep veten."
Duket se Franceska e ka thënë këtë në formë shakaje, duke e theksuar natyrën e dashurisë së tyre me humor. Pavarësisht popullaritetit të saj, ajo përpiqet të mbajë lidhjen e saj sa më private, duke mos zbuluar shumë detaje për jetën e saj personale.