Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se Meta është prangosur pranë Casa Italia paraditen e sotme.
Dosja.al mëson se Meta është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që ende nuk dihet se cilat akuza rëndojnë mbi ish-Presidentin.
Ndërkohë që kreu i PL-së është paraqitur disa herë në SPAK për tu marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA. Po ashtu Meta dhe Monika Kryemadhi janë nën hetim pasuror në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.