Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, ku pritet të njihet me masën e sigurisë. Kryemadhi shihet e veshur me të zeza dhe më kafe në dorë.
Kryemadhi ka folur shkurt për mediat, ndërsa tha se po shkon për t'u përballur me një sistem drejtësie "të kastruar". Sipas saj kjo drejtësi nuk është ajo që kanë kërkuar shqiptarët, por drejtësia e propagandës së Edi Ramës.
“Po shkoj sot për tu paraqitur përballë një sistem drejtësie të kastruar, nëse inteligjencën nuk e kanë të zhvilluar për të kuptuar ca do të thotë fjala kastruar, për tju treguar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë, por për të kuptuar se eshtë drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Ti shikojmë edhe fytyrat që kanë, a do ta përballojnë dot apo jo”, tha Kryemadhi.
Në GJKKO ka mbërritur edhe Ilir Meta, i cili u arrestuar me urdhër të SPAK dy ditë më parë, si dhe Pirro Xhixho, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Kryemadhin. Ajo akuzohet për "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Më herët në ambientet e gjykatës ka mbërritur presidenti i PL-së, Ilir Meta, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.