Të dashuruarit pas muzikës së Noizy-t, a jeni gati për një lajm?

Kënga e tij e parë nga albumi i ri "Icon", "When She Goes", do të dalë më 8 nëntor. Refreni i kësaj kënge ka disa muaj që po qarkullon në rrjet dhe është bërë virale! 

Në një video të postuar së fundmi, Noizy shfaqet në makinë, duke e dëgjuar këtë këngë duke zbuluar edhe datën e saj të publikimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Por ka më! Kujtojmë se më 16 nëntor, ai do të mbajë një koncert për herë të parë në stadiumin “AEK” në zemër të Athinës. Përgatituni për një natë të paharrueshme, muzikë live dhe momente magjike që do t'ju lënë pa fjalë. 

“Do të jetë një natë e veçantë për të gjithë ne,” ka thënë Noizy. “Jam shumë i emocionuar të shoh fansat e mi në Athinë dhe të ndaj me ta muzikën time. Ju ftoj të bashkoheni me mua për një aventurë që nuk do ta harroni!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Me pesë albume, tre mixtape dhe një sërë hitesh, Noizy mbetet një nga artistët më të dashur dhe të suksesshëm në skenën muzikore shqiptare dhe përtej saj.