Të dielën, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas. Ata do të lëvizin prapa në orën 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, më 26 dhe 27 tetor, duke u ripozicionuar në orën 02:00. Kështu, do të keni një orë më shumë për të fjetur, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale.

Akrepat do të lëvizin vetëm në orët analoge, ndërsa pajisjet digjitale do të përditësohen automatikisht me orarin e ri. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri më 31 mars 2025, kur në orën 03:00 do të hyjë në fuqi ora ligjore, ose ajo verore.

Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka datë fikse, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës dhe të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars. Pavarësisht polemikave të vazhdueshme mbi ndryshimin stinor të orës, ende nuk ka pasur vendime nga BE.

Diskutimi për mbajtjen e një ore ligjore, për të kursyer energji, ka qenë një temë e rëndësishme, pasi ndihmon në reduktimin e CO2. Megjithatë, çdo vendim në këtë drejtim kërkon një konsensus të plotë nga të gjitha vendet e BE.