Policia e Tiranës ka reaguar sërish lidhur me alarmin e ngritur pas denoncimit në rrjete sociale për çamçakëzin ngjyrë jeshil që dyshohet se përgjum nxënësit.

Në njoftimin e bluve bëhet me dije se pas kontrolleve të ushtruara, u vërtetua se tableti i gjetur në ngjyrë jeshile në shkollën në Yzberisht, nuk rezulton të ketë prani të ndonjë lënde psikotrope. Po ashtu mësohet se substanca ka në përbërje vitaminë E.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e premte, më datë 25.10.2024, për një substancë në formë tableti, në ngjyrë jeshile, që dyshohet se përgjum fëmijët, ju njoftojmë se:

Në vijim të kontrolleve të ushtuara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile dhe nga analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E.

Pavarësisht këtij rezultati të strukturat nxjerrë, e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat.