Ish-banorja e BBV3, Sara Gjordeni, në pritje të ëmbël, ka ndarë mendimet e saj me ndjekësit në Instagram.
Gjatë një “ask me questions”, një ndjekës e pyeti nëse e ndjen peng që nuk u bë nuse me vello, ose nëse planifikon ta realizojë më vonë. Sara u përgjigj: “Të ka lënë mendja nëse mendon se kaq ishte martesa jonë,” duke lënë të kuptohet se një dasmë mes saj dhe Bardhit është e sigurt.
Çifti i njohur filloi historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother Vip dhe, pas daljes, vazhduan lidhjen e tyre, tani duke pritur me padurim ardhjen e vogëlushes së tyre, Nea.