Shawn Mendes ndau mendimet e tij për seksualitetin gjatë një koncerti në Kolorado, duke folur sinqerisht me fansat. Këngëtari, 26 vjeç, e përshkroi këtë moment si një mundësi për të qenë vërtet guximshëm dhe për të zbuluar të vërtetën mbi jetën e tij të dashurisë.
Sipas DailyMail, ai pranoi se është ende në procesin e kuptimit të vetes, duke thënë se ka pasur shumë thashetheme rreth seksualitetit të tij.
“Seksualiteti është shumë i ndërlikuar dhe është e vështirë ta vendosësh në kuti,” tha ai. Mendes theksoi se kjo temë është shumë personale për të dhe se ai ende po e eksploron atë.
Ai shprehu shqetësimin për presionin që vjen nga shoqëria për të ndarë detaje të tilla, duke theksuar se ndjenjat e tij janë të vërteta dhe se po përpiqet të jetë i sinqertë me veten dhe me të tjerët.
Gjithashtu shton dhe faktin se filloi karrierën e tij shumë i ri, në moshën 15-vjeçare, dhe se kjo i ka ndikuar mënyrën se si e ka eksploruar identitetin e tij.