Çifti i njohur Channing Tatum dhe Zoë Kravitz duket se kanë përfunduar marrëdhënien e tyre trevjeçare dhe kanë anuluar fejesën. Lajmi është konfirmuar nga disa burime për People, megjithatë ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga ata.

Tatum dhe Kravitz filluan të dilnin bashkë në vitin 2021, pas bashkëpunimit të Tatum në filmin e parë si regjizore të Kravitz, "Blink Twice". Ata u fejuan një vit më parë, por kohët e fundit Kravitz është parë pa unazën e fejesës, përfshirë një dalje me aktoren Shailene Woodley, kolegen e saj nga "Big Little Lies".

Gjatë marrëdhënies së tyre, çifti u përpoq të mbante lidhjen jashtë vëmendjes së publikut, duke bërë pak paraqitje të përbashkëta.

Në Met Gala 2021, Channing Tatum dhe Zoë Kravitz mbërritën veçmas, por u larguan së bashku pas eventit. Me kalimin e kohës, ata filluan të flisnin për njëri-tjetrin në intervista.

Kravitz e përshkroi artin si “gjuhën e tyre të dashurisë”, duke theksuar pasionin e tyre për të krijuar së bashku. “Mendoj se ky është pasioni që kemi; duam të flasim për të, ta përjetojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin,” tha ajo në premierën e “Blink Twice”.

Nga ana e tij, Tatum foli për përzierjen e punës me dashurinë, duke e rekomanduar këtë qasje. “Kur bëhet fjalë për të krijuar me dikë që e doni: E sugjeroj. Nëse po mendoni për të pasur një fëmijë ose për martesë, gjeni një projekt kreativ sa më të vështirë me partnerin tuaj. Kur e dinë se ke personin më të mirë pranë teje, që po përpiqet të zgjidhë problemet njësoj si ti, është diçka e pabesueshme.” shprehu ai.