Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në çdo sektor, përfshirë bujqësinë. Shkencëtarët evropianë kanë zhvilluar një algoritëm të inteligjencës artificiale (AI) i cili është në gjendje të interpretojë tingujt e derrave. Qëllimi është të krijohet një mjet që ndihmon fermerët të përmirësojnë mirëqenien e kafshëve. Elodie Mandel-Briefer, biologe në Universitetin e Kopenhagës dhe bashkëdrejtuese e studimit, thotë se ky algoritëm mund të paralajmërojë fermerët për emocionet negative te derrat dhe t’u japë rekomandime për t’i ndryshuar ato.

Kërkimet e mia fokusohen në mënyrën se si kafshët shprehin emocionet, dhe më pas unë krahasoj shumë specie. Projekti i derrave ishte pjesë e një bashkëpunimi të madh të BE-së që e filluam në 2016. Më pas kombinuam të gjitha regjistrimet që kishim sepse ishim të interesuar të zhvillonim përfundimisht një mjet për fermerët që mund t’i lejonte ata të dinin se çfarë përjetojnë derrat e tyre. Dhe kështu ne mblodhëm shumë regjistrime. Ne arritem të siguronim këtë bazë të dhënash thirrjesh që prodhojnë emocione specifike, nga shumë derra të moshave të ndryshme. Dhe më pas ne zhvilluam AI, inteligjencë artificiale që mund të na tregonte, nëse tingujt e regjistruar ishin emocione pozitive apo negative.

Shkencëtarët nga universitetet në Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Francë, Norvegji dhe Republikën Çeke përdorën mijëra regjistrime të tingujve të derrave në skenarë të ndryshëm, si lojë, izolim dhe konkurrencë për ushqim. Ata zbuluan se gërvishtjet, bojërat dhe klithmat mund të ofrojnë shumë informacione rreth këtyre kafshëve. Mandel-Briefer thekson se shumë fermerë tashmë kanë në dorë mirëqenien e kafshëve të tyre dhe kuptojnë gjendjen e tyre fizike, duke e bërë kështu më të lehtë përmirësimin e kushteve të jetesës për derrat.

Unë mendoj se ka një interes të madh nga të gjithë për të pasur një mjet të tillë. Dhe gjithashtu për fermerët. Pasi të mësojnë funksionimin e këtij mjeti, dhe ta kenë të shkarkuar aplikacionin në telefonin e tyre atëherë fermerët do të arrijnë të kuptojnë se çfarë duan të transmetojnë derrat e tyre.

Algoritmi tregoi se derrat e mbajtur në ferma të jashtme, të lira ose organike me aftësinë për të bredhur dhe gërmuar në papastërti prodhonin më pak stres sesa derrat e rritur në mënyrë konvencionale. Studiuesit besojnë se kjo metodë, pasi të zhvillohet plotësisht, mund të përdoret gjithashtu për të diferencuar fermat, duke ndihmuar konsumatorët të bëjnë zgjedhje e duhura. Sipas biologes zhvillimi i inteligjences artificiale ka lehtësuar shumë procese dhe progresi është goxha i madh.

Pra, ne kemi nevojë për AI sepse kemi nevojë për sisteme të automatizuara. Dhe kështu që në vitin 2016 ne u përpoqëm të përdornim një lloj tjetër të inteligjencës artificiale, por me lulëzimin e metodave të reja në fakt bëhet gjithnjë e më e lehtë për t’i bërë këto gjëra. Pra, kemi bërë shumë përparim me ekipin tonë dhe po funksionon shumë mirë kudo.

Gërrmimat e shkurtra zakonisht tregojnë emocione pozitive te derrat, ndërsa rënkimet e gjata shpesh sinjalizojnë siklet, si në rastet kur derrat shtyjnë njëri-tjetrin nga lugu. Tingujt me frekuencë të lartë, si britmat ose klithmat, zakonisht tregojnë se derrat janë të stresuar, për shembull, kur ndjejnë dhimbje, janë në konflikt ose ndahen nga njëri-tjetri. Këto informacione janë të rëndësishme për fermerët për të kuptuar më mirë gjendjen emocionale të kafshëve të tyre.

Ajo shtoi se teknologjia mund të zhvillohet në një aplikacion për fermerët për të përmirësuar mirëqenien e kafshëve të tyre. Ajo sugjeron se, duke pasur të dhëna të mjaftueshme, kjo metodë mund të zbatohet gjithashtu për të kuptuar emocionet e gjitarëve të tjerë.