Nuk është e vërtetë se vetëm veprat e mëdha që shkëmbejmë në një marrëdhënie dashurie, janë treguesi i dashurisë së vërtetë për njeriun që duam. Janë ato detajet e vogla dhe vëmendja që nuk është nevoja “të bërtasë” që ndoshta flasin edhe më shumë për cilësinë e një marrëdhënie dyshe. Ne gjykojmë dhe vlerësojmë veprat që bëhen në raste speciale në jetë si ditëlindje, një surprizë, të gjendesh pranë në një moment të vështirë, dhurata të veçanta etj por gjestet e përditshmërisë, flasin akoma edhe më shumë për t’a mbajtur gjallë ndjenjën në çift.

 4 Mënyra sesi të kujdesemi për marrëdhënien tone.

 Toni i ngrohtë i zërit.

Toni i zërit është një nga aspektet më të rëndësishme në komunikimin e një çifti por njëkohësisht dhe një nga më të neglizhuarit. Në çift, mënyra sesi thuhet diçka, ka më shumë rëndësi sesa vet përmbajtja. Nëse partneri flet me shpërfillje apo me doza sarkazme e ironie kjo mund të sjellë një frustrim apo distancë emocionale ndaj partnerit tjetër. Këto momente delikate mund  të lënë të kuptohen çështje të pazgjidhura që ende nuk janë shfaqur. Nga ana tjetër, një komunikim i dyanshëm me një zë të ngrohtë dhe të ëmbël, përcjell respekt, ngrohtësi dhe siguri emocionale dhe një mënyrë për të transmetuar vullnetin e  mirë për ti zgjidhur gjërat së bashku.

 Të mbash një kontakt të rregullt fizik

Studimet kanë treguar se sinjalet trupore zbulojnë natyrën e vërtetë të një marrëdhënieje. Sjelljet e harmonizuara mes partnerëve përforcojnë ndjenjën e intimitetit.Gjestet si kontakti me sy, animi i trupit tek partneri, lojëra e ngacmime spontane fizike mes njëri-tjetrit, përqafime të shpeshta mes tyre etj.

 Gjestet e vogla të mirësjelljes

 Nëse gjestet e mëdha romantike, janë ato që rëndomë bëjnë impakt, në fakt janë veprimet e vogla të përditshmërisë që ndërtojnë dhe e mbrojnë besimin dhe intimitetin emocional. Të përgatisësh kafenë e mëngjesit partnerit, pjatën e preferuar të tij, janë gjeste që tregojnë kujdesin dhe vëmendjen , si një mënyrë për të treguar se “Unë mendoj dhe kujdesem për ty”.Sipas psikologëve, gjestet e vogla, pasqyrojnë një nivel të lartë angazhimi dhe investimi emocional.

 Kushtojini vëmendje detajeve

 Duke i kushtuar vëmendje dhe rëndësi detajeve të vogla si një histori nga disa javë më parë, ose një ndryshim i lehtë në humor, i lini të kuptoni partnerit tuaj se ju jeni në merak dhe keni kujdes për të. Nëse ju tregoheni neglizhent/e, është një tregues se ju nuk jeni plotësisht i/e angazhuar në mirëqenien emocionale të partnerit. Mungesa e reagimit ndaj nevojave emocionale të partnerit dhe anasjelltas,është një tregues domethënës i cilësisë së marrëdhënies suaj.