Jemi në sezonin e Akrepit, i njohur për natyrën e tij hakmarrëse dhe sensualitetin e veçantë. Ndërsa duket se janë njerëz të vështirë për t’u menaxhuar, një grua Akrep do të jetë gjithmonë e sinqertë me ju, pasi vlerëson lidhjet e thella shpirtërore. Ja disa këshilla për të jetuar me një Akrep:
Shmangni lojërat
Ato janë të pamëshirshme nëse i prekni aty ku s’duhet. Tregohuni të sinqertë dhe shmangni marrëdhëniet e shtirura.
Hapeni zemrën
Mos i nxitoni. Janë të ndjeshme dhe do t’ju trajtojnë me dhembshuri nëse jeni të hapur.
Mos ekzagjeroni
Akrepët e urrejnë dramën. Nëse ju shqetëson diçka, shprehuni në mënyrë të qartë dhe përmbledhni ndjenjat në një fjali.
Krijoni besim
Ato do të jenë gjithmonë aty për ju, për sa kohë kjo ndjenjë është reciproke. Edhe nëse nuk bien gjithmonë dakord, do t’ju mbrojnë nëse i keni bërë për vete.
Mos i nxisni të shprehen
Akrepët janë misteriozë. Nëse i nxisni të hapen, mund të ndihen të kërcënuar. Respektoni hapësirën e tyre dhe do të zbulojnë vetveten kur të ndihen gati.