Të jesh empatik të lejon të ndërtosh lidhje të forta dhe të sinqerta me të tjerët, bazuar në kuptimin e ndjenjave që personi përballë teje përjeton apo ka përjetuar. Por, çfarë ndodh kur ndodhesh përballë personave pa empati dhe ndoshta duhet të jetosh përkrah tyre? Përgjigjja, fatkeqësisht, është se një situatë e tillë të bën të ndihesh keq. Në marrëdhëniet me një person pa empati, shpesh ndihesh i pakuptuar, i shpërfillur dhe vetëm. Prandaj, njohja e shenjave të një personi të tillë mund të të ndihmojë të shmangësh përplasjet emocionale dhe të kuptosh më mirë me kë ke të bësh, duke mbajtur pritshmëri më reale.
8 Shenja që tregojnë që një person ka mungesë empatie
-Është vazhdimisht i fokusuar tek vetja. Flet gjithmonë vetëm për veten dhe, edhe kur bën një pyetje, mezi arrin të dëgjojë përgjigjen, duke e kthyer sërish bisedën tek vetja.
-Është jashtëzakonisht gjykues dhe intolerant. Ka tendencë të shprehë vlerësime negative dhe të ulë të tjerët me një qëndrim të ashpër dhe shpesh përçmues.Personi përcjell një ndjesi të ftohtësie, indiference dhe largësie, si të jetë "i ngrirë".
-Shfaqet i ngurtë dhe pak i gatshëm për t'u përballur me të tjerët. Në diskutime, qoftë edhe ato të qeta, përdor qëndrime autoritare dhe tone diktatoriale, që pengojnë një shkëmbim të natyrshëm dhe të sinqertë.
-Ka pak njohuri për veten dhe nuk ka mjetet e duhura për të reflektuar dhe njohur më mirë veten.
-Ka prirje të minimizojë ndjenjat e të tjerëve, duke dhënë përgjigje sipërfaqësore dhe të përgjithshme, dhe tregohet i pandjeshëm dhe indiferent përpara ndjenjave (dhe vuajtjes) së të tjerëve.
-Ka vështirësi në krijimin e lidhjeve të thella me të tjerët dhe në shprehjen e afeksionit apo dashurisë.
-Përsërit sjellje egoiste, duke vendosur nevojat dhe kërkesat e tij përpara gjithçkaje dhe gjithkujt tjetër.