Koreja e Jugut ka kërkuar nga pronari i Facebook, Meta Platforms, të paguajë 15.67 milionë dollarë gjobë pasi zbuloi se kishte mbledhur të dhëna të ndjeshme të përdoruesit dhe ua kishte dhënë reklamuesve pa bazë ligjore, sipas agjencisë të mbrojtjes së të dhënave të Seulit. Bëhet e ditur se gjiganti i teknologjisë amerikane mori informacion nga rreth 980,000 përdorues të Koresë së Jugut të Facebook për çështje të tilla si feja, pikëpamjet politike dhe seksualiteti, tha në një deklaratë Komisioni për Mbrojtjen e Informacionit Personal.

Sipas agjencisë, informacioni u përdor më pas nga rreth 4,000 reklamues. “Konkretisht, është zbuluar se Meta ka analizuar të dhënat e sjelljes së përdoruesve, të tilla si faqet që ata kanë pëlqyer dhe reklamat që ata kanë klikuar në Facebook dhe kanë krijuar dhe menaxhuar tema reklamimi që lidhen me informacione të ndjeshme”-tha komisioni. Kjo përfshinte kategorizimin e përdoruesve, për shembull, si të larguar nga Koreja e Veriut, duke ndjekur një fe të caktuar, ose duke u identifikuar si një person transgjinor ose homoseksual. Meta kishte refuzuar gjithashtu në mënyrë të padrejtë një kërkesë të përdoruesve për të hyrë në informacionet personale dhe nuk arriti të parandalonte rrjedhjen e të dhënave për rreth 10 koreano-jugorë nga hakerat, njoftoi agjencia.

Meta, pronari i Facebook dhe Instagram, ka njoftuar se ka ndërtuar një model të ri me Al të quajtur Movie Gen, që mund të krijojë video dhe klipe audio në dukje realiste në përgjigje të kërkesave të përdoruesve. Shembujt e krijimeve të Movie Gen të siguruara nga Meta tregojnë video të kafshëve që notojnë dhe bënin sërf, si dhe klipe që përdorin fotot reale të njerëzve për t’i përshkruar ata duke kryer veprime.

Movie Gen gjithashtu mund të gjenerojë muzikë në sfond dhe efekte zanore të sinkronizuara me përmbajtjen e videove. Përdoruesit gjithashtu mund të modifikojnë videot ekzistuese me modelin. Bëhet e ditur se videot e krijuara nga Movie Gen mund të zgjasin deri në 16 sekonda, ndërsa audio mund të jetë deri në 45 sekonda. Njoftimi vjen pasi Hollywoodi ka luftuar me mënyrën se si të shfrytëzojë teknologjinë gjeneruese të videove me AI këtë vit, pasi OpenAI i mbështetur nga Microsoft tregoi sesi produkti i tij Sora mund të krijonte video të ngjashme me filmat artistikë në përgjigje të kërkesave të tekstit.