Nëse je sportdashës, i apasionuar pas fitnesit, me një stil jetese që i dedikohesh mirëqënies fizike, ky artikull është për ty!
Kompania Brunes, lider i njohur në fushën e arredimit dhe dizajnit të brendshëm, sot inauguron një hapësirë unike që premton të vendosë një standard të ri në industrinë e shëndetit dhe mirëqenies.
Lokacioni më i ri në Shqipëri është TECHNOGYM!
Të ftuarit në këtë event, ku midis tyre do të jenë personazhe dhe trajnerë të njohur, personalitete shqiptare që janë të lidhur me sportin dhe fitnesin, do të përjetojnë ekosistemin e Technogym të ndërtuar nga pajisje smart, shërbime dixhitale on-demand dhe aplikacione duke i dhënë një eksperiencë trajnimi të personalizuar kudo dhe kurdo, në shtëpi, në palestër, ose përgjatë një aktiviteti specifik.
Do të jetë destinacioni perfekt për të zbuluar produktet më të mira, teknologjitë dhe shërbimet për ushtrime fizike në shtëpi.
Klientët, gjithashtu do të kenë shërbimin nga trajnerë me eksperiencë dhe dizajnerë të brendshëm për paketa të personalizuara; për konsulta dhe fitnes në shtëpi e do të kenë edhe mundësinë për të testuar produktet.
Technogym, lider botëror ndër kompanitë në fushën e Wellness, është Furnitori Zyrtar I Lojërave Olimpike që nga viti 2000, brand-i gjithashtu krenohet me bashkëpunimin me arkitektin me famë botërore Antonio Citterio.
Technogym i është dedikuar promovimit të ushtrimit fizik të rregullt, dietës së balancuar dhe një mendësie pozitive.
Ky inaugurim nuk është thjesht një hapje showroom-i, por edhe një moment simbolik për Brunes. Me një histori të pasur në sjelljen e markave lider botërore në Shqipëri, Brunes ka dëshmuar se si vizioni dhe përkushtimi mund të transformojnë tregun vendas.
TECHNOGYM Tirana
Hapur nga e Hëna në të Shtunë, nga ora 08:00 në 20:00 dhe të dielën nga ora 08:30 në 14:00
Autostrada Tirane- Durres KM 7, Tirana
+355 69 700 6600
044500070