Në kuadër të zbatimit për të tretin vit me radhë të fushatës së financuar nga BE “Peach Flavors Balkans,” u zhvillua një event i veçantë B2B gjatë të cilit u realizua një prezantim produkti dhe një shfaqje live me gatime të ndryshme nga shefi i kuzhines se Tirana Marriott Hotel, Abi Cani. Eventi u zhvillua ditën e enjte, më 7 nëntor 2024, në orën 17:30, në Sallën e Foyer Hall I, Kati i 3-të, “Tirana Marriott Hotel” (Sheshi Italia, Tiranë 1001) në qytetin e bukur të Tiranës.

Gjatë eventit, pjesëmarrësit patën mundësinë të informoheshin nga dietologia me eksperiencë, znj. Viktoria Naco, mbi vlerën e lartë ushqyese të pjeshkëve të konservuara evropiane nga Greqia, ndërkohë që përfaqësues nga organizatat pjesëmarrëse prezantuan detaje mbi procesin e prodhimit të tyre.

Paralelisht, ata shijuan pjata të përgatitura posaçërisht bazuar në pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia dhe zbuluan shijen e tyre të shijshme, freskinë dhe aromën, në një show gatimi të drejtuar nga Shefi i kuzhinës i Tirana Marriott Hotel, z. Abi Cani.

Pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia janë të famshme në mbarë botën për shijen e tyre të këndshme dhe freskinë e jashtëzakonshme, pasi ato përpunohen dhe standardizohen me kriteret më të rrepta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore menjëherë pas korrjes.

Fushata e financuar nga BE "Shijet e Pjeshkës Ballkanike Perëndimore" synon të promovojë pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia për konsumatorët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe konsumimin e tyre.