Coin Tirana është më shumë se një department store; është një vend ku moda dhe eleganca takohen për të krijuar një përvojë unike blerjeje. Si destinacioni i vetëm i këtij lloji në Shqipëri, Coin Tirana ka sjellë një risi të jashtëzakonshme për kryeqytetin, duke ofruar një gamë të gjerë markash ekskluzive që nuk gjenden lehtësisht në rajon.
Ky tempull i stilit është hapur për çdo vizitor, duke i mundësuar atij të inspirohet dhe të gjejë produkte nga më të njohurat.
Coin Tirana është një simbol i filozofisë së markës, i cili vazhdon të jetë një pikë referimi për ata që kërkojnë cilësi, diversitet dhe shërbim të përsosur, duke bërë krenar të gjithë atë që kontribuojnë në realizimin e tij.
Marka që pasqyrojnë elegancën ndërkombëtare
Coin Tirana sjell emra të njohur botërisht, si Zadig and Voltaire, Stuart Weitzman, Norma Kamali, Carel, Staud, Paul Smith, Barbour, Polo Ralph Lauren...duke e kthyer këtë department store në një destinacion të preferuar për të apasionuarit pas modës dhe jo vetëm.
View this post on Instagram
T'ju njohim pak me disa prej tyre:
Zadig & Voltaire është një markë mode franceze e njohur për përzierjen e veçantë të stilit të modern dhe atij të frymëzuar nga rock-u. Ofron veshje, aksesorë dhe këpucë me cilësi të lartë dhe është sinonim i dizajnit të guximshëm dhe bashkëkohor.
Norma Kamali, një ikonë në industrinë e modës për më shumë se 50 vite, e njohur për dizajnet inovative dhe për stilimin e yjeve si Jennifer Lopez, Kourtney Kardashian Barker, Sabrina Carpenter, Shakira dhe Rihanna.
Carel, themeluar në Paris në vitin 1952, është më shumë se një markë është një histori familjare që sjell elegancën në çdo hap! Për 70 vite, Carel ka qenë pjesë e përditshmërisë së femrave anembanë botës.
Po përmendim edhe Paris Texas është e njohur për çizmet e saj unike dhe stilin e sofistikuar, me një estetikë moderne dhe fokus të veçantë te cilësia, made in Italy. Aty ku eleganca pariziene takon Texas-in.
Barbour është një markë britanike, ofron një kombinim të stilit klasik dhe funksional, duke ofruar mbrojtje veçanërisht përmes xhaketave të njohura "waxed". Barbour është simbol i stilit britanik rural, i vlerësuar për elegancën e thjeshtë dhe për përdorimin e materialeve unike, duke përfshirë edhe koleksionet per familjen mbretorere angleze.
Blerja në Coin Tirana Kthehet në një eksperiencë gjithëpërfshirëse!
Konsulentët e modës janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar në përzgjedhjen e kombinimeve perfekte.