Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi, dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, kanë surprizuar fansat duke udhëtuar së bashku drejt Italisë. Këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë artistet, të cilat kanë ndarë në Instagram disa fotografi dhe video nga udhëtimi i tyre, duke ngjallur kureshtjen e ndjekësve për arsyen pas kësaj shoqërie të papritur.

Madje, Tuna ka publikuar një selfie me Tunën ku shkruan me humor: “Sot masi u përlajtëm e u pajtu e u pajtum e u përlajtëm se kush pe e qet çajin e pi shtun ent në maqin u pajtum…që asnjana hic.”

Raportimet e muajve të fundit sugjerojnë se dy këngëtaret janë duke punuar së bashku për një projekt muzikor, një këngë që mund të publikohet shumë shpejt. Nëse këto zëra janë të vërteta, ky do të ishte një nga bashkëpunimet më të komentuara të skenës muzikore shqiptare.

Raporti mes Tunës dhe Norës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për sukseset e tyre individuale, por edhe për lidhjet personale që i kanë bashkuar dhe ndarë. Të dyja ishin pjesë e së njëjtës familje përmes martesës së Tunës me Patris Berishën, vëllain ish-bashkëshortit të Norës, Robertir.

Për vite me radhë, dy këngëtaret nuk kishin asnjë kontakt publik dhe shpesh ishin subjekt i thashethemeve për një marrëdhënie të ftohtë. Megjithatë, kohët e fundit duket se ato kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke lënë pas çdo keqkuptim të së shkuarës.

Ky udhëtim i përbashkët në Itali mund të jetë një shenjë e qartë e rikthimit të një raporti të shëndetshëm mes tyre, dhe ndoshta edhe një epokë e re bashkëpunimi artistik.