Pas 10 vitesh martesë dhe dy vajzave të moshës 8 dhe 9 vjeç, marrëdhënia mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara ka përfunduar.
Futbollisti i Galatasaray dhe ish-gruaja e tij po kalojnë një ndarje shumë të turbullt. Pas verës, ajo ka qëndruar në Argjentinë me dy vajzat dhe nuk është kthyer më në Turqi, ku familja jetonte.
Ai, pas një dëmtimi në fushë, ka vendosur të shkojë në Argjentinë për të sjellë vajzat, shtetase italiane, në shtëpi. Megjithatë, nëna, që ndërkohë ka filluar një lidhje me reperin L-Gante, e ka paditur.
Gjithë kjo e ka shtyrë Icardin të kërkojë divorc nga gruaja e tij në Itali.
Wanda Nara dhe Mauro Icardi u martuan në vitin 2014. Ajo kishte tashmë tre fëmijë (Constantino, Benedicto dhe Valentino) nga martesa e parë me Maxi Lopez, dhe nga lidhja me Mauro-n lindën Francesca dhe Isabella.
Në vitin 2022, marrëdhënia e tyre dukej se kishte arritur fundin. Mes akuzash, sulmesh dhe mohimsh, për muaj të tërë situata e tyre sentimentale ishte në qendër të thashethemeve. Në vitin 2023, megjithatë, mes tyre u rikthye paqja dhe transferimi në Turqi shënoi një fillim të ri.
Por pas verës, moskthimi i Wanda Nara në Evropë me vajzat dhe lidhja e saj e re e përshpejtuan përkeqësimin e situatës.