Biznesmeni dhe politikani i njohur kosovar, Behgjet Pacolli, ka ndarë detaje të panjohura më parë për jetën e tij personale gjatë një interviste me Arbana Osmanin. Kryetari i AKR-së zbuloi se ka dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore.
"Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore,” tha Pacolli, duke sqaruar se vajza e tij e madhe, Arbëresha, jeton në Austri. “Ka qenë në një kohë transitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbim ushtarak,” shpjegoi ai.
Ndërkohë, vajza e tij e dytë ka lindur kur Pacolli ishte 30 vjeç. “Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar, por lidhja dështoi,” shtoi ai.
Pavarësisht rrethanave, Pacolli shprehet krenar për arritjet e vajzave të tij. “Vajzat sot janë bankiere,kanë studiuar. Jam shumë i lumtur për to”, u shpreh ai.