Sot, Shqipëria shënon 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane dhe gjermane, një ngjarje historike që simbolizon fundin e Luftës së Dytë Botërore për vendin tonë dhe fitimin e lirisë pas pesë vitesh okupim.

Nga 7 prilli 1939, kur vendi u pushtua nga Italia fashiste, e deri më 29 nëntor 1944, kur u çlirua Shkodra, Shqipëria përjetoi periudha të vështira nën pushtime të huaja. Pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943, pushtimi gjerman zgjati deri në çlirimin përfundimtar të territorit shqiptar në fund të vitit 1944.

Data 29 nëntor përkujton çlirimin e qytetit të Shkodrës, pas çlirimit të Tiranës më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Veriut. Kjo ditë mbetet një nga momentet më të rëndësishme në historinë kombëtare, si simbol i rezistencës dhe sakrificës së Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë.

Në përkujtim të kësaj dite, autoritetet më të larta shtetërore pritet të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

29 nëntori mbetet një ditë reflektimi dhe krenarie për popullin shqiptar, që vazhdon të kujtojë sakrificat e paraardhësve për të mbrojtur atdheun nga pushtimi i huaj.

Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm shqiptarët në ditën e 80-vjetorit të çlirimit të vendit.

Ai ka postuar foton e një foshnjeje duke treguar se erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, në ditën e Pavarësisë.

MIRËMËNGJES dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, shkruan Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar shqiptarët në 8-vjetorin e çlirimit të vendit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore. Gjithashtu ambasada shton se është koha për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri”, shkruan Ambasada.