Babai i Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një deklaratë për emisionin Top Story në Top Channel.

Ai u shpreh se është e faktuar nga kamerat që ka dy autorë, ndërsa mbështet deklaratën e mëparëshme.

"Këto deklaratat nëpër media s’më duken shumë serioze sepse presim të vijë mjeku ligjor të bëjë pjesën e goditjeve që ka marrë në shpatull të kemi rezultat përfundimtar, kemi kërkuar që të jetë mjeku ligjor dhe të bëjë ekspertimin e plagëve, të dalë në një konkluzion, unë i besoj shtetit, mendoj do bëjë më të mirën, për çdo fëmijë duhet një kujdes i veçantë, drejtësia do të shkojë në vend. Më ka thënë se deklarata është mese e saktë dhe bazohet me deklaratën edhe para prokurores, fëmija im është i sigurt për atë që flet, i mëshojmë idesë që ka dy autorë, është e faktuar nga kamerat që personat kanë qenë të dy bashkë.

Këtë duhet ta zgjidhin hetimet, unë si prind mund të bëj ankesa, nuk dua që fëmija i dikujt tjetër të dënohet për krim. Deklarata që ka dhënë ishte dje e marrë nga prokurorja. S’e di ku e di policia e shtetit që ka një person. Fëmijët do të thonë që janë dy persona."