Fjolla Morina ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj, duke u kthyer në intervista pas një periudhe të gjatë që e ka sfiduar psikologjikisht. Ajo ka folur për ndarjen nga biznesmeni Fisnik Syla dhe dënimin me burg, pas arrestimit të saj me armë në Morinë, ngjarje që e çuan në një gjendje të rënduar psikologjike.
Në një intervistë për Prive, Fjolla ka treguar se periudha pas këtyre ngjarjeve ka qenë më e vështira në jetën e saj, duke shprehur se ka qenë në një pikë të vështirë, ku ka menduar për mundësinë e vetëvrasjes. "Nuk kam dashur as të jetoj më," ka thënë ajo. Këngëtarja ka theksuar se ka lënduar shumë persona gjatë kësaj periudhe dhe ka shtuar se personit që ia shkaktoi këtë gjendje nuk do t'ia falë kurrë.
Fjolla ka komentuar në mënyrë të ashpër për situatën, duke e cilësuar personin që e ka sjellë në këtë gjendje si "njeri pa ndjenja" dhe ka pohuar se do t’i kishte dhënë gjithçka për të mos e njohur atë.
"Kam kaluar në depresion për një plehrë, ai nuk është krijesë, është njeri pa ndjenja," ka thënë Fjolla, duke nënvizuar se e ka marrë veten vetëm pas shumë peripecish, por është bërë më e fortë.