Reperi i njohur Stresi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij ditën e sotme (29 nëntor) me një postim në Instagram që ngjalli debat dhe konfuzion.

Në postimin, i cili tashmë është fshirë, reperi kritikoi ashpër disa persona, pa përmendur emra konkretë, duke i akuzuar se po martohen me ish-të dashurat e tij.

A keni sedër, karakter, gjak? Në vend që t’ju vijë ju turp, na vjen ne, sepse keni marrë për gra dashnoret tona,” shkroi ai.

Vetëm pak minuta më vonë, postimi u fshi nga llogaria e Stresit, duke lënë të hapur shumë pikëpyetje mbi arsyet e këtij veprimi dhe personat që mund të ishin adresuar.