Këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një koncert spektakolar në Prishtinë mbrëmë, ku morën pjesë shumë adhurues të muzikës për të shijuar performancën e saj nga afër.
Pjesëmarrësit ishin të shumtë dhe ndanë emocionet e një nate të paharrueshme me këngët e artistes.
Përmes një postimi në TikTok, Dafina ka zbuluar planet e saj të ardhshme për një koncert madhështor, i cili do të mbahet në një stadium. Ajo ka shkruar: "Imagjinojeni në stadium." duke ngjallur emocion dhe pritshmëri të madhe tek fansat e saj. E pyetur nga një fans, ajo ka zbuluar se: "Jemi në planifikim e sipër."
Ky lajm ka krijuar entuziazëm të madh, dhe tashmë të gjithë presin me padurim detajet e këtij koncerti të jashtëzakonshëm që do të mbledhë mijëra adhurues të Dafina Zeqirit.