Armela Krasniqi, kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, ka bërë thirrje prindërve të kenë kujdes me fëmijët që të mos bien pre e një sfide që është bërë trend në "Tik Tok" dhe quhet "Sfida e Supermenit".
Ky kërcim i cili po qarkullon kudo po rrezikon jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve, ku në Rumani raportohet sesi pasojë e kësaj loje të rrezikshme brenda një dite mbi 20 adoleshentë përfunduan në spital me fraktura të rënda. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t'u kapur, ose jo, nga miqtë.
"PRINDËR bëni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online! FËMIJË dhe ADOLESHENTË mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to.", shkruan Krasniqi ndër të tjera.