Puthja në ballë është një gjest që ka origjinë antike. Në shumë kultura, kjo praktikë është e lidhur fort me
shprehjen e respektit si dhe për të uruar fat të mirë. Në disa tradita kristiane, ky gjest përdoret si një
shenjë bekimi. E në raste të tjera është parë shpesh si një shprehje e dashurisë platonike dhe si një
afeksion që nuk ka konotacion seksual.
Të puthësh dikë në ballë ka një personifikim thuajse platonik. Është si të kesh mundësinë të hysh
lehtësisht në kontakt me mendjen e tjetrit. Kjo lloj puthje është përdorur gjithashtu edhe si shenjë miqësie
dhe paqeje, duke lënë të kuptojë tek tjetri idenë se nuk ekziston mundësia e të bërit keq tek ai. Koha ka
treguar se puthjet në ballë janë shkëmbyer gjatë momenteve të trishtuara dhe të vështira dhe spikasin
për natyrën e tyre jo-seksuale ( si puthjet në buzë) por dhe jo aq formale sa (puthjet në faqe).
Ky gjest delikat përfaqëson mënyrën e drejtë për të treguar afërsi dhe afeksion një njeriu të dashur që
është duke kaluar një moment të vështirë dhe që dëshiron t’I gjendesh pranë.
Puthja në ballë, shkon përtej fjalëve.
Pa qenë nevoja e përdorimit të fjalëve, puthja në ballë është një mënyrë e thjeshtë por e fuqishme për të
ofruar mbështetje dhe solidaritet dhe përmes së cilës mund të depërtosh natyrshëm drejt zemrës së
personit që e merr këtë puthje. Puthja në ballë mund të përdoret edhe në kontekste të tjera positive. Kur
duam të përgëzojmë dikë për një arritje të caktuar ose kur duam të shprehim mirënjohje dhe
falenderime. Është një mënyrë komunikimi i emocioneve të dyanshme.
Puthja në ballë: Intimiteti me partnerin
Kur puthja në ballë i jepet partnerit, gjesti është delikat dhe/ose si një lojë i ngjashme me puthjet në
hundë. Si një lojë që nis me puthje të shumta në pjesë të ndryshme të fytyrës të cilat percipitojnë në
buzë, qafë etj. Puthja në ballë është një gjest intim, kryesisht e praktikuar nga njerëzit që njihen mirë dhe
që kanë një konfidencë mes njëri-tjetrit. Kjo puthje personifikon si respekt por edhe vlerësim sepse ai që
e dhuron përfaqëson dikë që na do dhe na pranon për atë që jemi, me të mirat dhe defektet tona.
Në marrëdhëniet në çift, puthjet e dhuruara në ballë, mund të tregojnë një mënyrë përkujdesje për njeriun
e dashur, për ti dhuruar afërsi, ngrohtësi siguri dhe vlerësim! Ato mund të shërbejnë gjithashtu si një
mënyrë për të integruar emocionet mes partnerëve në marrëdhënien e tyre pa qenë domosdoshmërisht
të lidhura me sensualitetin.