Të kujdesesh për veten edhe në rastin kur duhet të mendosh për kënaqësitë e gjestet e vogla
personale mund të ndikojë në përmirësimin e drejtpërdrejtë të shëndetin tonë mendor. Së fundmi,
disa studime shkencore dhe psikologjike kanë arritur në përfundimin se gjestet e vogla si të
dhuruarit vetes momente apo objekte simbolike, përcjellin përfitime emocionale pozitive,
pakësojnë stresin dhe shtojnë copëza të vogla lumturie. Qoftë një mëngjes i bukur i shpenzuar në
një bar para se të shkosh në zyrë, blerja e një libër i sapo dalë në librari, një pasdite përkushtuar
plotësisht vetes, tw frekuentosh njw qendwr Spa-je etj, na jep ndjesinë e një mirëqenie të
brëndshme në aspektin psikologjik.

Gjestet e vogla të kujdesit ndaj vetes ndihmojnë në përmirësimin e vetëdijes emocionale
veçanërisht nëse janë të lidhura me momente reflektimi. Momente në të cilat kthjellohemi se e
kemi lënë padashur veten pas dore, atëherë kur rutina e jetës na rrëmben e lodhja na sfilit. Bazuar
në këtë logjikë, shkenca konfirmon domosdoshmërinë e shpërblimeve të vogla. Kur mbërrijmë
një objektiv ose kur përballemi me një gjest mirënjohjeje, truri ynë çliron dopaminë,
neurotransmetuesin që lidhet me kënaqësinë dhe ky mekanizëm biologjik jo vetëm na bën të
ndihemi mirë në momentin e dhënë por na motivon gjithashtu që të priremi t’i përsërisim këto
sjellje pozitive. Këto shpërblime që mund të ndodhin edhe pa plan, pa një arsye të caktuar por
edhe në mënyrë rastësore shërbejnë si përforcime dhe nxitje pozitive duke krijuar disa zakone
produktive dhe përmirësojnë mirëqenien tonë të përgjithshme.

Të mendosh dhe t’i bësh vetes një dhuratë, aktivizon sistemin e shpërblimit cerebral dhe një
gjëndje shpirtërore pozitive. Përballemi me stimulimin e vet-dhembshurisë dhe studimi
përforcon gjithashtu idenë se të tilla eksperienca kanë tendencën të na lënë kujtime që lënë
gjurmë gjatë tek ne duke na e nxitur nivelin e kënaqësisë dhe duke e pasuruar jetën tonë me
gjërat që vërtetë kanë vlerë për ne.