Moderatorja Roza Lati ka ndarë detaje mbi marrëdhëniet e saj me ish-banorët e Big Brother VIP, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në një “intervistë” të improvizuar në InstaStory.
Një ndjekëse e pyeti Rozën pse nuk ishte më afër me Heidi Bacin. Roza u shpreh se marrëdhënia me Heidin ishte e veçantë gjatë lojës dhe se ajo kishte bërë përpjekje për ta takuar para se Heidi të largohej nga Shqipëria.
“Kur mora vesh që do largohej nga Shqipëria, i kam lënë porosi njerëzve të përbashkët që Roza do ta takoj. Mos ik pa më takuar. Sidoqoftë, Heidi, dashuri-urrejtja ime në lojë (siç e quaja unë), e kam dashur me pastërti përtej lojës. Por nuk mora shenjë prej saj… Kam përshtypjen se fjala ime s’ia përcolën kurrë,” tha moderatorja.
Në lidhje me Romeon, Roza u shpreh me fjalë të ngrohta, duke theksuar se marrëdhënia e tyre ka mbetur e pandryshuar.
“Jemi parë disa herë në të njëjtat restorante. Po i njëjti përqafim. Po e njëjta dashni! Zemrën e tij s’e kam vënë kurrë në dyshim!” – shkroi ajo, duke bërë gjithashtu tag në llogarinë e tij në Instagram.