Gjatë një interviste të fundit, këngëtarja e njohur Ariana Grande, 31 vjeç, u emocionua teksa iu përgjigj një pyetjeje mbi presionin që shoqëria ushtron mbi gratë për t’u dukur “perfekte”. Pyetja erdhi nga gazetarja franceze Sally, e cila e pyeti se si përballet ajo me “standardet e bukurisë” dhe presionin e vazhdueshëm për t’u dukur e përkryer.
“Oh Zot i madh. Nuk do të mundem…” tha Grande, duke tentuar të mbajë lotët. “Pyetje shumë e mirë.”
Aktorja dhe këngëtarja e famshme u mbështet nga kolegia e saj në filmin “Wicked”, Cynthia Erivo, e cila ndodhej pranë saj gjatë intervistës. “E kam bërë këtë punë në sytë e publikut që kur isha 16 ose 17 vjeçe, duke u ndjerë si një ekzemplar në një kuti qelqi,” tha Grande.
“Kam dëgjuar çdo version të mundshëm të asaj që njerëzit mendojnë se është gabim me mua. Dhe pastaj, kur e rregullon, është gabim për arsye të tjera. Kjo vlen për gjithçka, deri te gjëja më e thjeshtë — pamja jote.”
Grande shpjegoi se është “e vështirë të mbrohesh nga ky zhurmë” kur je i ri dhe dëgjon komente të ndryshme.
“Unë mendoj se është diçka e pakëndshme, pavarësisht shkallës ku e përjeton,” tha ajo. “Qoftë edhe kur shkon në darkën e Ditës së Falënderimeve, dhe dikush të thotë, ‘Oh Zot, dukesh më e dobët! Çfarë ndodhi?’ ose ‘Dukesh më e shëndoshë! Çfarë ndodhi?’”
Grande theksoi se të dëgjosh komente të tilla, pavarësisht nga kush vijnë, është “e tmerrshme.”
“Në shoqërinë e sotme, ekziston një lloj rehatie që nuk duhet të ekzistojë — komenti mbi pamjen e të tjerëve, atë që mendojnë njerëzit se po ndodh në prapaskenë, mbi shëndetin ose mënyrën se si prezantohen,” tha ajo.
“Që nga ajo që vesh, te trupi yt, te fytyra jote, te gjithçka tjetër — njerëzit ndihen rehat duke komentuar mbi këto gjëra, dhe unë mendoj se kjo është vërtet e rrezikshme,” shtoi ajo. “Dhe kjo është e rrezikshme për të gjitha palët e përfshira.”
Pavarësisht këtyre komenteve të padëshiruara nga publiku, Ariana shprehu mirënjohje për “sistemin mbështetës” që e ndihmon të ndiejë se është “e bukur.”