Tashmë kemi listën zyrtare me emrat e artistëve të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës për Kualifikimin e Këngëve Pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.
Festivali i 63-të në RTSH, me një përzierje të stilit tradicional dhe modern, pritet të jetë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit, duke premtuar spektakël të jashtëzakonshëm dhe përcjelljen e mesazheve të rëndësishme, gjithmonë duke iu referuar rrënjëve nga ku nisi historia e muzikës shqiptare dhe e këtij Festivali.
Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës moderne dhe të rinj që e shohin skenën e këtij Festivali prestigjioz si një skenë të rëndësishme për karrierën e tyre artistike.
Lista e këngëtarëve që do të garojnë në FIK 63, sipas rendit alfabetik:
Algert Sala
Alis Kallacej
Ardit Çuni
Devis Xherahu
Djemtë e Detit
Elvana Gjata
Endrik Beba
Epos Grup
Erma Mici
Frensi Revania
Gjergj Kaçinari
Gresa Gjocera
Jet
Kejsi Jazxhi
Kleansa Susaj
Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj
Lorenc Hasrama
Luna Çausholli
Mal Retkoceri
Martina Serreqi
Mihallaq Andrea
Nita Latifi
Olsi Bylyku
Orgesa Zaimi
Rea Nuhu
Ronaldo Mesuli
Santino De Bartolo
Shkodra Elektronike
Stine
Vesa Smolica