Moderatorja Bieta Sulo, e ftuar mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra”, rrëfeu për herë të parë sfidën shëndetësore që partneri i saj, Alban Dudushi, përjetoi disa muaj më parë. Dudushi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, një moment i vështirë për familjen e tyre.
Gjatë intervistës, Bieta ndau përjetimet e tyre, duke treguar se si situata preku edhe djalin e tyre, Kroi. “Kroi e ka përjetuar më shumë sepse u’u prish ajo rutina e vet. Ne ishim me njëri-tjetrin. Por, faleminderit me kaq, sepse ka gjithmonë më keq,” tha ajo.
Ajo e përshkroi vitin 2024 si një vit plot sfida shëndetësore dhe e cilësoi atë si më të vështirin e jetës së saj. Megjithatë, Bieta preferoi ta shihte me pozitivitet situatën, duke theksuar rëndësinë e faktit që familja e tyre arriti të kalonte këtë periudhë të vështirë së bashku. “Unë zgjedh ta shoh si vitin që, pavarësisht të gjithave, ne ia dolëm dhe jemi me njëri-tjetrin,” përfundoi ajo.