
Tuna Sejdiu ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim ironik dhe autorironik në TikTok, ku shfaqet së bashku me Nora Istrefin. Në videon e shpërndarë, Tuna shkruan:
"Kështu s'jena knaq kur jena kon kunata. Me ex-kunin on fllik."
View this post on Instagram
Raporti mes Tunës dhe Norës ka qenë prej vitesh një nga temat më të diskutuara në industrinë e muzikës shqiptare. Të dyja ndanë një lidhje të përbashkët familjare përmes martesës së Tunës me Patris Berishën, vëllain e ish-bashkëshortit të Norës, Robert Berisha. Për shumë vite, marrëdhënia e tyre u cilësua si e ftohtë, me thashetheme për mosmarrëveshje dhe mungesë komunikimi.
Por kohët e fundit, duket se gjërat kanë ndryshuar. Udhëtimi i tyre i përbashkët në Itali, i dokumentuar përmes postimeve në Instagram, sugjeron një afrimitet të ri mes dy këngëtareve.
Në një selfie të publikuar në Instagram, Tuna e përshkruan me humor marrëdhënien e tyre:
"Sot masi u përlajtëm e u pajtum e u pajtum e u përlajtëm se kush pe e qet çajin e pi shtun ent në maqin u pajtum…që asnjana hic."
Raportimet sugjerojnë se Tuna dhe Nora mund të jenë duke bashkëpunuar për një projekt muzikor, një këngë që pritet të publikohet së shpejti. Nëse këto spekulime janë të vërteta, ky do të ishte një nga bashkëpunimet më të përfolura dhe emocionuese të skenës muzikore shqiptare.
