Në çdo fillim viti të gjithë vendosim objektiva në qasje personale ose biznesi.

Fokusi ynë ka qenë gjithnjë hoteleri-turizmi në Shqipëri, ku trajtojmë destinacione dhe tematika të ndryshme për këtë industri.

Do të rikujtojmë në këtë artikull rëndësinë e pastërtisë së një hoteli apo restoranti, në mënyrë që të përmbushen kriteret e ligjit për standartizimin dhe vendosjen e yjeve.

Për këtë ne kemi gjithnjë një emër ALBACADEMY, e themeluar nga Valbona Begolli, të cilët ofrojnë trajnime specifike të një niveli ndërkombëtar për houeskeeping, recepsion, trajnime për kamarier/banakier dhe menaxher.

Rigers Rusi, trajnues në Albacademy ofron për hotelet trajnime profesionale specifikisht për housekeeping.

Këto trajnime janë krijuar për të ndihmuar punonjësit e hoteleve të mësojnë procedura efikase në punën e tyre, hapat për të gjithë stukturën hoteliere, procedurat e nevojshme që duhet të ndiqen nga secili punonjës dhe t’u ofrojë atyre një udhëzues gjithëpërfshirës mbi menaxhimin e hotelit.

Trajnimi i stafit të mirëmbajtjes dhe pastrimit në një hotel është tejet i rëndësishëm për disa arsye:

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit

Stafi i trajnuar ka një ndikim të drejtpërdrejtë në kënaqësinë e klientëve dhe në reputacionin e hotelit.

Siguria dhe higjena

Një trajnim i mirë nga ALBACADEMY mund të ndihmojë në njohjen e rrezikshmeve potenciale dhe mënyrën e trajtimit të tyre (siç janë përdorimi i produkteve kimike, shpërndarja e energjisë elektrike, etj).

Ruajtja e standardeve 

Hoteli mund të jetë nën vëzhgim nga autoritete të ndryshme, përfshirë ato të shëndetit dhe sigurisë. Një staf i trajnuar ndihmon të respektojë standardet dhe ligjet në fuqi, duke shmangur mundësinë e dënimeve apo mosrespektimit të rregulloreve.

Kostot e menaxhimit

Një staf i trajnuar do të përdorë pajisjet dhe materialet e pastrimit më efikas, duke zvogëluar konsumimin e panevojshëm dhe duke përmirësuar menaxhimin e burimeve.

Komunikimi dhe koordinimi i mirë

Trajnimi gjithashtu mund të përfshijë aftësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit të stafit me njëri-tjetrin dhe me departamente të tjera të hotelit. Kjo siguron që çdo nevojë e mysafirëve të trajtohet shpejt dhe pa probleme.

Nëse doni jetëgjatësi dhe sukses me biznesin tuaj, kjo është një zgjidhje!

Për t’u rregjistruar apo marrë më shumë informacion kontaktoni në:

[email protected]