Që prej ditës së sotme, 4 janar 2025, ka nisur aplikimi i pagesës për automjetet që kalojnë në segmentin rrugor Thumanë-Kashar.

Sipas kompanisë koncesionare G2Infra, tarifat e përcaktuara për këtë aks do të jenë të ndryshueshme sipas kategorisë së mjeteve, duke filluar nga 2.5 euro (me TVSH) për automjetet e thjeshta. Kjo rrugë është pjesë e rëndësishme e korridorit Blu dhe regjimi i pagesës është parashikuar që në fazat fillestare të projektit, siç është parashikuar në marrëveshjen e koncesionit me shtetin shqiptar.

Kompania njoftoi gjithashtu se tarifat do të jenë të llogaritura bazuar në kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë për konvertimin nga euro në lekë. Pagesa do të jetë e diferencuar sipas kategorisë së mjetit, duke përfshirë mjete të vogla, mjete të rënda dhe autobusë.

o Motocikletat
o Paguajnë 70% të vlerës bazë prej 2.5 Euro.
o Tarifa përfundimtare: 1.75 Euro (rrumbullakosur në 1.8 Euro) ose 170 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

B. Kategoria 2:
o Autoveturat (tarifa bazë)
o Tarifa bazë: 2.5 Euro me TVSH.
o Konvertuar në Lekë: 250 Lekë (me kursin EUR/ALL 1:98).

C. Kategoria 3:
o Mjete me 2-3 akse dhe lartësi mbi 2.2 metra
o Paguajnë 250% të vlerës bazë.
o Tarifa përfundimtare: 6.25 Euro (rrumbullakosur në 6.3 Euro) ose 620 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

D. Kategoria 4:
o Mjete me 4 ose më shumë akse
o Paguajnë 350% të vlerës bazë.
o Tarifa përfundimtare: 8.75 Euro (rrumbullakosur në 8.8 Euro) ose 870 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).