
Miqësia mes Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut vazhdon të dhurojë momente plot humor por edhe polemizuese njëkohësisht.
Dy artistët u bënë bashkë në ditët e para të vitit të ri në një performancë të përbashkët, ku përveç këngëve dhe atmosferës festive, nuk munguan batutat e tyre.
Në një moment në skenë, Olsi dhe Besi ndanë një bisedë, duke u ndalur te transformimi i jetës së tyre personale gjatë viteve.
“Isha duke i thënë Besit një ditë: më përpara bënim këngë si ‘Skifterja ime’ dhe ‘Ajo nuk do drama,’ vetëm këngë qejfi. Mbas pesë vitesh të dy jemi te ‘Baby t’kam pas në mish, tani je ish’ dhe Besi shtoi ‘Nga mosmirënjohja’. Si përfunduam kështu, mor burr?” – u shpreh Olsi, duke shkaktuar të qeshura të shumta nga të pranishmit.
View this post on Instagram
Kjo deklaratë i referohet ndarjes së tij nga partnerja e tij prej pesë vitesh, Egli Tako, dhe ndarjes së Besit nga Xhensila Myrtezaj.
