Meriton Mjekiqi, ish-banori i njohur i Big Brother VIP Albania, ka bërë disa deklarata që kanë ngjallur kureshtje për marrëdhënien e tij me aktorin Romeo Veshaj. Në një intervistë të fundit për emisionin Prive, Meritoni ka pranuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Romeon që pas përfundimit të reality show-t.

“Me Romeon nuk jam dëgjuar, për arsye të cilat nuk i di dhe ndoshta ai jetën e tij, unë jetën time dhe nuk na ka ra me u pa askund,” tha Meritoni.

Meritoni dhe Romeo kishin një raport miqësor të ngushtë para se të bëheshin pjesë e Big Brother VIP Albania. Por, raporti i tyre u kris gjatë lojës dhe dy djemtë patën bërë deklarata të forta dhe kërcënuese për njëri-tjetrin.

Edhe pse u duk sikur pati një sheshim të gjërave, pas BBV raporti i tyre nuk është rikthyer si më parë.