Kim Kardashian ka krijuar 'zhurmën e të dashurit misterioz' në trailerin e sezonit të 6.

Traileri i sezonit të 6-të për The Kardashians, i publikuar më 17 janar, u jep fansave një prezantim të shkurtër të një kapitulli të ri romantik, ndërsa detajet rreth partnerit të saj misterioz mbeten të fshehta.

Në trailer, Kim shihet duke imagjinuar hapësirën "e tij" të dollapit në shtëpinë e saj.

Ajo përdor krahët për të vizualizuar hapësirën, duke thënë: “Deri këtu. Unë bëj një dollap të tërë "vetëm pë të". Ky moment i vogël flet shumë, duke sugjeruar se kjo marrëdhënie mund të jetë mjaft serioze duke përfshirë dhe organizimin në shtëpi.

Rrëfimi i Kim: “Kisha si qëllim të qëndroja beqare”

Në rrëfimin e saj, Kim pranon se fillimisht donte të qëndronte beqare pas lidhjeve të saj të mëparshme. “Kjo ishte një gënjeshtër njerëz. Nuk kam dalë dhe nuk dua dashuri apo vëmendje?! Nuk më njihni akoma mirë”, shprehu Kim, duke na thënë se dashuria vjen atëherë kur nuk e pret.

Rikujtojmë historitë e saj të kaluara romantike:

Që nga divorci i saj nga Kanye West në vitin 2021, Kim ka pasur disa marrëdhënie. Ajo kaloi një romancë Pete Davidson për nëntë muaj në vitin 2022. Në vitin 2023, Kim përjetoi një marrëdhënie të shkurtër me me yllin e NFL, Odell Beckham Jr.

Pavarësisht dështimeve të këtyre marrëdhienve, Kim ka mbajtur gjithmonë një këndvështrim shpresëdhënës për dashurinë. Në podkastin e Jay Shetty në vitin 2023, ajo tha: "Unë do të jem gjithmonë një romantike e pashpresë dhe dua ta ndaj jetën time me dikë".