Amber Candy, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, e cila u largua nga gara një javë më parë, ishte e ftuar sot në “Fan Club” për të ndarë përvojën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo shprehu dëshirën për t’u rikthyer në lojë dhe analizoi performancën e banorëve aktualë.
“Unë po jetoj akoma në atë shtëpi, edhe dje në Prime më dukej sikur isha aty. Aty akoma nuk ka një lojtar të pozicionuar. Rozana është akoma në kërkim të vendit të saj. Nëse do hyja sot, do e nisja aty ku e lashë,” deklaroi Amber, duke lënë të kuptohet se ende e ndjek nga afër dinamikën e lojës.
Gjatë emisionit, Amber iu përgjigj edhe një komenti kritik nga kushërira e Bernardit, e cila në rrjetet sociale e kishte akuzuar për sjellje të ashpra brenda lojës. Komenti i kritikës shkruante: “Ti zemër je fiks pabukse që kur gjen një kore, e ke për borxh të shtypësh këdo të del para për ta marrë. Por, buka merret me punë, jo me shtypje o Kamber.”
Amber reagoi me qetësi, duke thënë: “Ne nuk tallemi dot me pabukësit. Unë besoj se në atë shtëpi bukën e hëngra dhe e hëngra të merituar. Ajo nuk mbron Bernardin kështu.”