Olsa Muhameti, autorja e njohur e reality show-t Big Brother VIP Kosova, ka dhënë opinionin e saj mbi lojën e Gjesti në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania (BBVA). Ajo ka bërë një krahasim mes sjelljeve të Gjesti në BBVK dhe BBVA, duke theksuar se ai po ndjek një strategji të ngjashme.

Në një story në Instagram, Olsa ka përmendur se Gjesti po përdor të njëjtën “lojë” si në BBVK: duke qenë argëtues, provokues dhe flirtues me një vajzë. Ajo ka nënvizuar elementët e lojës së tij, si situatat me cigaret dhe gjumin, të cilat publiku i BBVK tashmë i ka parë gjatë 85 ditëve të tij në shtëpinë e Kosovës.

“Ishte koha e mjaftueshme për të nxjerrë më të mirën nga Gjesti në BBVK. Pres që Gjesti të rishpiket në BBVA, pasi vetëm kjo do ta bënte atë fitues,” ka shkruar Olsa.

Një ndjekës e ka pyetur nëse i vjen keq që i “serviri” Big Brother-it të Shqipërisë suksesin duke eliminuar një personazh të fortë nga BBVK. Përgjigjja e saj ka qenë e ndarë:

“Edhe po, edhe jo. Jo sepse Top Channel ka një vend të veçantë në zemrën time. Po sepse unë zgjedh konkurrencën e ndershme,” ka shkruar ajo.