Modelja dhe influencerja shqiptare, Jori Delli, ka folur mbi lidhjen e saj me reperin e njohur italian, Fred de Palma. Gjatë një interviste me Beniada Nishanin në RTSH, ajo zbuloi se dyshja njiheshin prej vitesh, pasi kishte marrë pjesë në një nga videoklipet e tij.

“Jemi parë pas shumë vitesh rastësisht, unë isha jo e lidhur edhe ai ishte beqar. Jemi takuar dy-tre herë rastësisht dhe pastaj kemi filluar të flasim. Ka lindur një gjë avash-avash, por ka qenë shumë e bukur,” rrëfeu Jori.

Ajo pranoi se fillimisht nuk e kishte imagjinuar që lidhja e tyre do të zgjaste:
“Nuk e prisja, sepse mendoja që marrëdhënia jonë do zgjaste një muaj ose dy.”

Aktualisht, Jori dhe Fred de Palma duket se po shijojnë romancën e tyre, ndërsa ndjekësit janë kuriozë të mësojnë më shumë rreth historisë së tyre të dashurisë.