Marrëdhënia mes Fedez dhe Achille Lauro duket se ka marrë fund prej kohësh, por arsyet e vërteta të krisjes së tyre vijojnë të jenë në qendër të thashethemeve. Së fundmi, Fabrizio Corona dhe eksperti i showbiz-it Alessandro Rosica kanë zbuluar detaje të reja që e bëjnë këtë histori edhe më të ndërlikuar.
Gjithçka nisi në vitin 2021, pas suksesit të këngës "Mille", të interpretuar nga Fedez, Achille Lauro dhe Orietta Berti. Pak muaj më vonë, marrëdhënia mes dy artistëve u ftoh papritur dhe ata nuk u panë më bashkë. Në shtator të vitit 2024, gjatë një interviste për Il Messaggero, Lauro u pyet mbi arsyen pse nuk ndiqej më me Fedez në Instagram. Përgjigjja e tij ironike ishte: "Së pari, unë nuk kam hequr nga lista askënd. Ndoshta është ndonjë gabim i Instagram-it." Por e vërteta mund të jetë shumë më e ndërlikuar.
Sipas Fabrizio Corona, problemi i vërtetë ishte një tradhti e supozuar e Chiara Ferragni me Achille Lauro, një histori që ka kohë që qarkullon në rrethet e gossip-it italian. Thuhet se Fedez ka zbuluar biseda të dyshimta në WhatsApp, disa prej të cilave Ferragni i kishte fshirë. Më pas, Fedez e ka telefonuar Lauro për t'i kërkuar shpjegime, por ky i fundit nuk ka mohuar asgjë, gjë që solli edhe përfundimisht përçarjen mes tyre.
Sipas Alessandro Rosica, Ferragni dhe Lauro janë takuar në një festë në shtëpinë e këtij të fundit dhe kanë kaluar natën bashkë. Madje, miqtë e afërt të Ferragnit kanë ndihmuar në fshehjen e kësaj lidhjeje. Ky flirt i supozuar mund të ketë qenë një hakmarrje nga ana e Ferragnit për tradhtitë e shumta të Fedez, përfshirë atë me Angelica Montini, një lidhje që, sipas Coronas, ka nisur që në 2017-ën.
Por historia nuk përfundon këtu. Sanremo 2025 mund të bëhet skena e një përplasjeje të madhe mes Fedez dhe Achille Lauro, të cilët do të ndajnë të njëjtin skenë. Sipas Coronas, "E vetmja përplasje që mund të ndodhë në Sanremo këtë vit nuk është ajo mes Fedez dhe Tony Effe, por ajo mes Fedez dhe Lauro."
Me kaq shumë tensione në ajër, festivali i këtij viti premton surpriza dhe ndoshta edhe një dissing live mes dy rivalëve. Të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë!