Reperi i njohur Tyga ka mohuar kategorikisht akuzat se ka pasur një marrëdhënie intime me Alabama Barker, vajzën 19-vjeçare të bateristit të Blink-182, Travis Barker.
"Unë kurrë nuk kam pasur asnjë lloj marrëdhënieje fizike me Alabamën," shkroi Tyga më 30 janar në X (ish-Twitter). "Është sinqerisht qesharake që duhet ta adresoj këtë."
Edhe Alabama mohoi pretendimet se ajo ka mbetur shtatzënë me fëmijën e 35-vjeçarit.
"Për të qenë e qartë, unë kurrë nuk kam qenë shtatzënë, kurrë nuk kam bërë abort dhe asnjëherë nuk kam qenë me Tyga apo Soulja Boy," shkroi ajo në Instagram Story më 29 janar. "Ideja e ndonjë marrëdhënieje personale mes nesh është plotësisht e pavërtetë– asgjë më shumë sesa një përpjekje e mjerueshme për të tërhequr vëmendje."
Ajo shtoi se nuk do të vazhdojë të merret me këto thashetheme, por ky do të jetë reagimi i saj i fundit ndaj "gënjeshtrave patetike".
Thashethemet për një lidhje mes Tyga dhe Alabamës u përhapën fillimisht nga Bhad Bhabie (Danielle Bregoli), e cila publikoi një diss track ndaj Alabamës. Gjatë një live në Instagram më 28 janar, Bhad Bhabie pretendoi se Alabama i kishte thënë të dashurit të saj, Le Vaughn, se kishte mbetur shtatzënë nga Tyga.
Duke reaguar ndaj kësaj, Alabama e akuzoi Bhad Bhabie për përhapjen e gënjeshtrave me qëllim dëmtimin e reputacionit të saj.
"E ndjeva të nevojshme të adresoj këto thashetheme të çmendura, veçanërisht ato që vijnë nga Danielle," shkroi Alabama. "Nuk ka asnjë provë që mbështet këto histori – thjesht një fushatë e vazhdueshme për të dëmtuar emrin tim."
Si kundërpërgjigje, Alabama paralajmëroi se do të publikojë një këngë diss ndaj Bhad Bhabie së shpejti.