I ftuar sot në emisionin “Big Brother VIP Fan Club”, Klajdi Musabelliu ndau përshtypjet e tij për rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, i cili u ndërpre mbrëmjen e kaluar pas një nominimi penalizues për thyerjen e rregullave dhe marrjen e Zarfit të Zi nga Vëllai i Madh.

Si e përshkroi ai eksperiencën në BBV?
“Ishte një eksperiencë shumë e bukur, një ëndërr që zgjati aq sa zgjati. Jam shumë i lumtur që isha pjesë e këtij produksioni. Nuk di si ta përshkruaj, jam shumë i lumtur. Hyra duke qeshur dhe dola duke qeshur, edhe pse ato lotët ishin lot gëzimi.”

Megjithëse kanë kaluar më pak se 24 orë nga dalja e tij, Klajdi tregoi nëse kishte mundur të shihte reagimet në rrjetet sociale dhe çfarë e kishte çuditur më shumë.

“Telefonin ma dhanë shumë vonë mbrëmë. Takova mamin, qëndrova me dy shokë që jam rritur dhe më thanë që jam bërë pak meme. Më bëhet shumë qejfi sepse unë vdes të bëhem meme.”

Gjatë intervistës, ai pa disa nga meme-t më virale që janë shpërndarë për të dhe reagimi i tij nuk vonoi:
“Ku ka gjë më të mirë sesa të bëhesh meme për ushqimin? Mendova mos do të më kishin quajtur ‘Sallom Musabelliu’…”

Me sa duket, Klajdi e ka pritur me sportivitet dhe humor gjithë vëmendjen që ka marrë në rrjetet sociale pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.