Drama mes Blake Lively dhe Justin Baldoni vazhdon të përshkallëzohet, me të dy aktorët e filmit "It Ends With Us" të përfshirë në procese gjyqësore të ndërsjella.
Së fundmi, Baldoni publikoi një seri mesazhesh private që kishte shkëmbyer me Lively-n në faqen e tij të internetit, duke zbuluar biseda të pazakonta mes tyre gjatë xhirimeve të filmit.
Një nga mesazhet e prillit 2023 tregonte Lively-n duke diskutuar një rishkrim të një skene në çati:
"Nëse do të më njihje më gjatë personalisht, do ta kuptoje se sa flirtuese dhe argëtuese është loja ime me fjalët. Është gjuha ime e dashurisë. E guximshme dhe lozonjare, por kurrë me qëllim të keq…," dyshohet se i shkroi ajo Baldoni-t.
Po atë muaj, Baldoni, 41 vjeç, njoftoi se kishte punësuar një koordinator për skenat e intimitetit, por Lively refuzoi të takohej me të para xhirimeve.
"Ndihem mirë," i shkroi ajo Baldoni-t. "Mund ta takoj kur të fillojmë, faleminderit gjithsesi!"
Më 12 prill 2023, Baldoni pretendon se u takua me Lively-n në apartamentin e saj në New York, ku u prit nga bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, i cili e përgëzoi për rishkrimin e skenës së çatisë.
Më vonë, në të njëjtin ambient mbërriti edhe Taylor Swift, e cila po ashtu lavdëroi Lively-n për skenën. Aktorja i referohej Swift-it dhe Reynolds-it si “dragoi” i saj mbrojtës.
Në një tjetër mesazh të zbuluar, Reynolds i kishte shkruar Baldoni-t në shkurt 2023:
"Jam i emocionuar që Blake do të eksplorojë kreativitetin e saj me dikë aq dinamik si ti. Do të jetë E MREKULLUESHME. Rastësisht, të adhuroj, Justin," dyshohet se shkroi ylli i "Deadpool", 48 vjeç.
Në maj 2023, raporti mes Baldoni-t dhe Lively-t dukej më i relaksuar, duke ndarë batuta mes tyre.
"Më pëlqen Blake sentimentale," i shkroi Baldoni. "Kurrë s’e kam takuar atë," u përgjigj Lively.
"Më pëlqen edhe Blake që është t*ape… mos u shqetëso," shtoi Baldoni. "Atë e kam takuar. Po ashtu edhe supozitorët e mi," u përgjigj aktorja.
Po atë muaj, Baldoni i shkroi dikujt tjetër duke pranuar se ishte "tmerrësisht i frikësuar" nga reagimi i Lively-t nëse do të kërkonte një ndryshim në garderobën e personazhit të saj pas kritikave nga fansat.
Në qershor 2023, Lively e ftoi Baldoni-n në trailerin e saj për të punuar me skenarët, ndërsa ajo ishte duke pompuar qumësht.
Në janar 2025, Baldoni paditi Blake Lively-n, Ryan Reynolds-in dhe publicisten e saj, Leslie Sloane, duke i akuzuar për shpifje dhe zhvatje në një padi prej 400 milionë dollarësh.
Ndërkohë, Blake Lively ngriti një padi për ngacmim seksual kundër Baldoni-t në Gjykatën Federale të Nju Jorkut më 31 dhjetor 2024, pasi më parë kishte depozituar një ankesë në Departamentin e të Drejtave Civile të Kalifornisë në dhjetor.
Gjyqi mes dy aktorëve pritet të nisë në mars 2026, duke shënuar një nga përplasjet më të mëdha ligjore në Hollywood vitet e fundit.